18:03 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Toyota Supra e re vjen me motor të BMW-së

Toyota do të sjellë variantin GR Supra në Evropë fuqizuar nga një motor me katër cilindra dhe 258kuaj fuqi.

Ashtu si modeli 3.0-litër me gjashtë cilindra në një linjë ofruar nga Supra, motori 2.0 litër turbo është marrë nga linja e motorëve BMW.

Edhe pse ka një defiçit prej 80 kuaj fuqi krahasuar me modelin 3.0-litër, modeli 2.0-litër përshkon 0-100 km/h për 5.2 sekonda, ose 0.8 sekonda më pak.

Toyota thotë se motori i ri është më kompakt dhe 100 kilogram më i lehtë se motori 3.0-litër.

Nga fabrika makina vjen me disqe alumini 18-inç, ndjenjës prej lëkure Alcantara, ekrani 8.8-inç qendror dhe shumë funksione të avancuara sigurie që nga mbrojtja e këmbësorit tek ruajtja e korsisë dhe frenimit automatik emergjent.

Çmimet e makinës pritet të konfirmohen.