15:14 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Tradhtia nuk është gjithmonë mungesë dashurie”, blogerja shqiptare thotë se mund t’a fal partnerin

Blogerja e njohur Armina Mevlani ndan shpesh përgjigje me ndjekësit në rrjet. E teksa vëmendja e shumicës është përqendruar tek regjimi ushqimor që ndjek Armina për të ruajtur linjat trupore, një pyetje ka tërhequr vëmendjen.

Se a do ta falte blogerja tradhtinë? Armina ka preferuar të mos përgjigjet me një ‘Po’ ose ‘Jo’ të thjeshtë. “Mendoj jeta dhe njeriu është shumë kompleks, tradhtia jo gjithmonë është mungesë dashurie dhe vjen për shumë arsye. Varet nga rrethanat, do ulesha do flisja me partnerin për të kuptuar ‘persen’ dhe nëse nuk më bind nuk do e falja. Ka dhe raste që mendoj se duhet falur”, ka shkruar Armina.

Armina përgjigjet i ka shoqëruar me një foto nga filmi i famshëm francez “Le Mepris”, që trajton ndër të tjera raportin në çift, dashurinë dhe tradhtinë, blogerja duket se ka një koncept disi më ndryshe mbi marrëdhëniet me romancën. 

Kujtojmë që Armina është në lidhje me djalin Sali Berishës, Shkëlzenin.