23:23 / E Martë, 11 Gusht 2020

Tradita e veshjeve kombëtare nuk harrohet, pavarësisht posteve dhe pozitës

Veshjet kombëtare shqiptare janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëgues të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.

Femrat shqiptare, përkundër posteve të larta që zotërojnë në botë, duket se tradita e veshjeve kombëtare për to janë të veçanta dhe i cilësojnë prejardhjen e tyre.

Besiana Kadare, Ambasadore e Shqipërisë në Organizaten e Kombeve të Bashkuara (OKB), Rudina Jasini, lektorja shqiptare në Universitetin e Oxfordit dhe artistja e njohur shqiptare Vlora Nikçi kanë ndarë foto në rrjetet sociale me veshje tradicionale shqiptare.

Fotografia e Agjencia Kombëtare e Diasporës