19:12 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Trafiku Urban i Prishtinës nuk i përmbahet rregullores, punëson shoferë pa meritë (Foto)

Trafiku Urban i Prishtinës ditë më parë ka pasur një konkurs për pranimin e shoferëve të rinj në punë.

Pas rezultateve janë pranuar gjithsej 80 shoferë. Por, siç duket vlerësimi nuk ka qenë i drejtë.

Ylber Gashi, njëri prej personave që ka konkurruar për këtë pozitë është ndarë tejet i zhgënjyer me vlerësimin.

Ai përmes një videoje të dërguar në Indeksonline, tregon se ka pasur 80 pikë në provim dhe nuk është pranuar, ndërkaq të tjerët me pikë më pak se ai janë pranuar.

“Kemi pas intervistë me gojë, nuk më morën mu, i kanë pranu me 55 pikë e me 65. Mu me 80 pikë nuk më morën. Që pesë herë konkurroj aty. Këto dollovere janë, hajnat. I kam edhe listat”, ka thënë Gashi.

I njëjti ka paralajmëruar padi në gjykatë për këtë vendim, i cili sipas tij nuk është aspak i drejtë./Indeksonline/