16:12 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Trafiku Urban pa pagesë, po i bojkoton linjat e rregullta

Komuna e Prishtinës dhe kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, kanë bërë të ditur se që nga 1 dhjetori për një muaj, udhëtimi me autobusët e Trafikut Urban do të bëhet favlas.

Kjo ka ardhur edhe pas një vendimi që ka marrë Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Megjithatë duket se linjat e trafikut urban nuk janë duke iu përmbajtur orareve që kanë nëpër stacione.

Një qytetar ka bërë të ditur për IndeksOnlinen, se ka pritur sot nga ora 14:50, deri në orën 15:30 te rrethi në rrugën “C” dhe nuk ka ardhur asnjë autobus i Trafikut Uraban.

Ai ka thënë se pastaj qytetarët e mërdhirë nga i ftohti kanë hipur në një autobus privat i mbushur përplot me udhëtarë, pa i respektuar vendimet e institucioneve shëndetësore.