75 Mall Live Search
11:40 / E Martë, 21 Janar 2025 / L K

Tragjedi e madhe në Slloveni, shembet një minierë

Një minator humbi jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një minierë qymyri në qytetin Velenje u përmbyt të hënën në mbrëmje në Slloveni.

“Në momentin e vërshimit në minierë punonin 14 minatorë. Tre prej tyre nuk kanë dalë nga miniera dhe janë të zhdukur”, njoftoi kompania Premogovnik Velenje pas aksidentit. Që atëherë është gjetur një trup.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për dy personat e zhdukur, ndërsa në vendin e aksidentit pritet edhe kryeministri slloven Robert Golob. Minatorët janë 31, 32 dhe 50 vjeç.

Drejtori i minierës, Marko Mavec, tha se nuk ka gjasa që ata të gjenden të gjallë./Indeksonline/