22:32 / E Diele, 15 Tetor 2023 / C E

Tragjedi gjatë ndeshjes: Lojtari humbi jetën në fushë pas sulmit në zemër

Arturas Rudy, lojtar i skuadrës së regbit Wisbech, vdiq gjatë një ndeshjeje kundër ekipit Diss.

Siç raporton e dashura e tij Jolita Kiseliovaita, Arturas ka pësuar arrest kardiak dhe e ka humbur jetën.

I riu 27-vjeçar nuk mundi të shpëtonte, ndonëse shërbimet e urgjencës arritën menjëherë tek ai.

Ata bënë CPR dhe përdorën një defibrilator, por pa rezultat, raportojnë mediat në SHBA, shkruan lajmi.net.

Më parë në ndihmë kanë ardhur menjëherë dy lojtarë, të cilët kanë njohuri mjekësore, por pa sukses.

Arturas Rudi la pas partneren e tij Jolitën dhe djalin 2-vjeçar Emilius.