16:51 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tragjedi në bazën ushtarake amerikane, ushtari vret dy persona, e pastaj veten

Një ushtar ka hapur zjarr papritur duke vrarë dy civilë, të cilët ishin punonjës të Departamentit të Mbrojtjes së Washingtonit, dhe duke plagosur një person tjetër.

Pas këtij zhvillimi dramatik, ushtari është vetëvrarë. Motivet janë ende të paqarta dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Episodi tragjik vjen disa ditë përpara përvjetorit të 78 të sulmit ajror të Japonisë në bazën ushtarake, ku humbën jetën 2300 amerikanë dhe që shënoi hyrjen e Shteteve të Bashkuara në luftën e dytë botërore. Pikërisht këtë periudhë, baza ushtarake po përgatitej për përkujtimin e kësaj date historike.