75 Mall Live Search
22:43 / E Diele, 28 Qershor 2026 / F.R

Tragjedi në Deçan: Babë e bir humbën jetën nga rryma elektrike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Maznik të Deçanit, ku kanë humbur jetën aksidentalisht babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj.

Sipas burimeve të IndeksOnline, dyshohet se shkak i kësaj tragjedie ka qenë kontakti me rrymën elektrike.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit dhe zyrtari i AAK-së, Hajdar Sutaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafaj. Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushoftë në Xhenet”, ka shkruar Sutaj.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin./IndeksOnline/