Viktima në Deçan është nipi i rapsodit legjendar shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Maznik të Deçanit, ku kanë humbur jetën aksidentalisht babë e bir, Xhemajl dhe Hasan Mustafaj.
Sipas burimeve të IndeksOnline, dyshohet se shkak i kësaj tragjedie ka qenë kontakti me rrymën elektrike.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se i ndjeri Xhemajli ka qenë nipi i raposdit legjendar shqiptar, Bajrush Doda.
Doda ishte një nga doajenët më të njohur të muzikës folklorike shqiptare. Ai ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare në janar të vitit 2012./Indeksonline/

