09:41 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tragjedi në familjen e legjendës braziliane, Cafu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda familjes së kampionit të botës, Cafu.

Djali i tij, Danilo, ka vdekur për shkak se kishte pësuar një sulm në zemër derisa po luante futboll në ditëlindjen e motrës së tij, në Sao Paolo.

30- vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk kanë mundur të bënin asgjë.

Kjo është një goditje e madhe për ish-mbrojtësin e Milanit, i cili ka fituar dy herë Kupën e Botës me Brazilin dhe Ligën e Kampionëve me fanellën kuqezi. /IndeksOnline/