00:06 / E Martë, 25 Janar 2022 / AR

Tragjedi në futboll, pas ndeshjes së sotme, disa tifozë vdesin para stadiumit

Ndeshja e Kupës së Kombeve mes Kamerunit e Komorosit në Afrika ka patur bilanc tragjik.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, një tollovi e shkaktuar në derën e stadiumit ka pasuar me vdekjen e disa tifozëve.

Së paku 7 tifozë raportohet se kanë humbur jetën deri më tani, ndërsa njoftohen edhe mbi 40 të
lënduar. /Indeksonline/