22:12 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Tragjedi në Maqedoni, aksidenti merr jetën e katër personave

Fshati Krushje në Reshnjë është tronditur pasditen e sotme nga nje tragjedi e rëndë me 4 persona te vdekur në një aksident të tmershëm trafiku që erdhi si pasojë e përplasjes së dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Manastirit dhe një automjet me targa të Ohrit, raporton TetovaSot.

“Katër persona vdiqën në aksident me makinë, dy persona janë banorë të komunës së Manastirit dhe dy vetë tjerë janë banorë të komunës së Mogillës. Për shkak të aksidentit të rëndë është ndërprerë trafiku, dhe në vendi ne ngjarjes po hetohen shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin”, thonë nga SPB-ja e Manastirit.

Policia e Manastirit ka thënë se më shumë detaje mbi aksidentin do të jepen ditën e nesërme.