23:49 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Tragjedia në Beirut: Rritet në 73 numri i të vdekurve, frikë për më shumë

Numri i vdekjeve nga shpërthimin masiv që tronditi Bejrutin ka arritur në 73, njoftoi transmetuesi kombëtar libanez TeleLiban duke cituar ministrin e Shëndetësisë Hamad Hassan.

Ministri tha më herët sot se të paktën 2.750 ishin lënduar nga shpërthimi.

Të dhënat e mbledhura nga Sondazhi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tregojnë se shpërthimi masiv në Beirut ishte aq i fuqishëm sa krijoi valë sizmike ekuivalente me një tërmet me madhësi 3.3 ballësh.

Sidoqoftë, ekuivalenti i madhësisë 3.3 nuk është, “drejtpërdrejt i krahasueshëm me një tërmet me madhësi të ngjashme”.

Kjo për shkak se shpërthimet e tipit në sipërfaqe, si shpërthimi i Bejrutit, nuk prodhojnë aq madhësi sa një tërmet me energji të ngjashme, thotë Don

Blakeman, një gjeofizikan në Qendrën Kombëtare të Informacionit për tërmete. Blakeman tha që shumica e energjisë shkon në ajër dhe ndërtesa.

Do të thotë, nëse shpërthimi do të kishte ndodhur nën sipërfaqen e tokës, madhësia do të ishte regjistruar edhe më e lartë.