09:19 / E Diele, 02 Tetor 2022 / C E

Tragjedia në Indonezi, më e madhja në histori të futbollit

Rreth 120 persona po raportohet se e kanë humbur jetën dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur pas ndeshjes kampionale në Indonezi në mes Arema–Persebaya, 2-3.

Tragjedia ndodhi pas ndeshjes kur tifozët vendas, të zhgënjyer me humbjen, u futën në fushë dhe filluan të shkatërrojnë gjithçka dhe më pas u përplasën me stjuardët.

Më pas ndërhyri edhe policia, teksa shumë persona mbetën të vdekur nga gazi lotësjellës dhe përdorimi i armëve.

Federata e Futbollit menjëherë pas kësaj ngjarje e ka pezulluar kampionatin.

VIDEO