15:53 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tragjedia në minierën e Artanës/Deputeti Shala nga vendi i ngjarjes ngushëllon familjarët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala ka shkuar në vendin e ngjarjes, në minierën e Atanës aty ku sot humbën jetën një inxhinier dhe një minator.

“Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin e shembjes së dheut në minierën e Artanës, me që rast humbën jetën një inxhinier dhe një minator dhe u lënduar lehtë disa minatorë të tjerë”, ka thënë deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve duke thënë se bashkë ndjejnë dhembjen dhe pikëllimin e minatorëve dhe menaxhmentit të ndërmarrjes Trepça.

Rikujtojmë se Shala për disa vite ka qenë drejtor i ndërmarrjes Trepça./IndeksOnline/