11:48 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Tragjedia në Tetovë, Nuredini: Gjithçka zgjati 3-5 minuta

Gjithçka ndodhi në 3-5 minuta, tha sot në një deklaratë për mediat koordinatori i Qendrës për COVID-19 në Tetovë, Gazim Nuredini.

Sipas tij, gjatë asaj kohe të pranishmit arritën të shpëtojnë 12 jetë.

“Gjithçka zgjati 3-5 minuta. Ekipet mjekësore, stafi dhe njerëzit që ishin jashtë, të afërmit që donin të komunikonin me ne ata të gjithë ndihmuan dhe gjithçka ndodhi në 3 minuta. Vetëm ata 12 pacientë mbijetuan gjatë asaj kohe. Të tjerët nuk patën sukses sepse flakët mbuluan të gjithë hapësirën në 3 minuta”, tha Nuredini.

“Ishte e çuditshme për mua … nëse do të ishte dru i thatë nuk do të digjej në një kohë kaq të shkurtër, por le të shohim se çfarë do të thonë ekspertët”, shtoi Nuredini.