07:09 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Tragjike, 12-vjeçarja mbytet në lumin Drin

Një 12-vjeçare është mbytur dje në lumin Drin, në njësinë administrative Arras në Dibër, ka njoftuar policia lokale në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të së miturës.

Ndërkohë, kanë filluar hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.