22:10 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / OSH

Tragjike në Korçë, 62-vjeçari gjendet nga familjarët i vetëvarur në një shtyllë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Podgorie të Maliqit.

Një 62-vjeçar është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij.

Viktima është identifikuar me inicialet R. Ç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.