12:02 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / V R

Tragjike: Reperi i njohur gjendet i vdekur në bagazhin e makinës

Reperi amerikan, Brian Trotter, është gjetur i pajetë në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas.

Policia amerikane ka gjetur trupin e reperit në bagazhin e një makine pas një përplasjeje në një autostradë, në Miami.

Oficerët e patrullës së autostradës në Florida zbuluan trupin e hip-hop artistit 25-vjeçar Brian Trotter në bagazh, ndërsa shoferi, 25-vjeçari Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë.

Autopsia tregoi se Trotteri u qëllua për vdekje disa herë.

Oficerët nuk kanë treguar motivin për vrasje, por Coltraini ka qenë mik me Trotterin për më shumë se një dekadë.

Trupi i pajetë i reperit u gjet brenda bagazhit i dekompozuar dhe i mbështjellë me një mbulesë, ndërsa një erë e rëndë ndihej përreth makinës. Po ashtu dhe mizat gumëzhinin pranë vendit të ngjarjes.

Trotteri u pa për herë të fundit në 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia së bashku me Coltrainin./Indeksonline/