23:44 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Trajkoviç: Vuçiq ua dha mafiozëve serbët e Kosovës

Në ballinën e revistës me emër në Serbi, NIN, Rada Trajkoviç ka goditur kryeministrin serb Aleksandar Vuciq. Sipas Trajkoviq është ai i cili ua dha serbët e Kosovës mafiozëve serbë.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkovçiq ka përmend Millan Radojiçiq si i përfshirë në vrasjen e kryetarit të SPD’së Oliver Ivanoviq.

Ajo akuzon kreun e shtetit serb për marrëdhënie me mafiozët në Kosovë.

“Ne kemi frikë edhe nga serbët”, kishte deklaruar ajo.

Ndërkohë, Milan Radojicicin shumë herë është raportuar si udhëheqës i mafisë në veri të Mitrovicës, i cili rezulton edhe si i dyshuar në shumë raste të dhunës në veri.

Radojicic së fundmi është lidhur edhe me terrorizimin e familjeve të dy serbëve, vetëm pse kishin vendosur të futeshin si ushtarë në FSK. Atyre u kishte hedhur granata në oborret e shtëpive, vetëm për të treguar pushtetin që kishin në atë pjesë

Radojicic njihet edhe si njeri i afërt i bosit të mafisë serbe, Zvonko Veselinovic.

Oliver Ivanoviq, u vra në mëngjesin e 16 janarit në Mitrovicë të Veriut.