08:07 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / L K

Trajkoviq: Nëse Vuçiq sinqerisht do marrëveshje ne Kosovën, do ta bëjë

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare në qeverinë Kurti, Rada Trajkoviq, e ka cilësuar si një shfaqje për naivët diskutimin në seancën e sotme të parlamentit serb, në të cilën presidenti Aleksandar Vuçiq raportoi për propozimin evropian për marrëveshje me Kosovën.

Trajkoviq, përmes një postimi në Twitter, tha se “në qoftë se Vuçiq sinqerisht dëshiron marrëveshje, kemi marrëveshje”.

“Ai ka shumicën absolute në Kuvend, i cili mund (dhe pa diskutim) ta votojë. Ai nuk ka nevojë për unitet kombëtar dhe nuk e ka kërkuar kurrë sinqerisht në asnjë pikë. Ky diskutim është vetëm një shfaqje për naivët”, ka shkruar Trajkoviq