15:34 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / C E

Trajneri dhe Federata e Zvicrës reagojnë për rastin e Shaqirit ku iu dhurua fanella me emblemën e UÇK-së

Pas ndeshjes me Irlandën e Veriut, një tifoz iu afrua Xherdan Shaqirit dhe ia dhuroi një xhaketë me emblemën e UÇK-së derisa futbollisti shqiptar po prononcohej për media.

Para ndeshjes me Lituaninë, trajneri i Zvicrës Murat Yakin ka folur për rastin e Shaqirit.

Nuk mund të them shumë për këtë. Ne jemi të përqendruar në ndeshjen e nesërme”, tha trajneri.

Për këtë menjëherë ka reaguar drejtori për media në Federatën e Zvicrës, Adrian Arnold.

Xherdani është një lojtar me shumë përvojë. Ai di si të sillet në situata të tilla. Ai ose ndonjë nga lojtarët e tjerë nuk kanë interes që sporti të abuzohet për propagandë politike“, tha zyrtari i Federatës. /IndeksOnline/