08:29 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Anglisë pranon ta ulë pagën, shkaku i koronavirusit

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka pranuar ulje të pagës për shkak të krizës që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Mediat britanike raportojnë se ulja e pagës së tij besohet të jetë për 30 për qind.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë prandaj skuadra të ndryshme janë duke marrë masa të parakohshme në mënyrë që të jenë në gjendje t’i paguajnë anëtarët e klubit në këto ditë izolimi.