12:31 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Arsenalit ia tregon “derën” Ozilit

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se Ozil bënë mirë të largohet nga klubi londinez.

Gazetari i BBC, David Ornstein përmes radios ka thënë se trajneri i ka kërkuar ish-mesfushorit të Gjermanisë që të largohet nga klubi, shkruan Indeksonline.

Ai ka humbur vendin në formacion dhe është një barrë në financa pasi përfiton rreth 350.000 funte në javë.

“Unai Emery i ka sugjeruar Mesut Ozilit se do të ishte mirë që ai të largohej nga klubi. Dhe hierarkia e klubit mendon se ata do të dëshironin që ai të vazhdonte. Mendoj se kjo është kryesisht për shkaqe financiare për një lojtar që fiton 350,000 funte në javë, por gjithashtu ka të bëjë me faktin se ai është larg nivelit që kishte kur u transferua nga Reali”, ka thënë gazetari.

30 vjeçari u transferua në “Emirates” në vitin 2013 dhe që atëherë ka zhvilluar 155 ndeshje duke shënuar 30 gola. /IndeksOnline/