22:53 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Barcelonës ka thënë se është lodhur me bisedat për transferimin e Neymarit

Ernesto Valverde ka pranuar se është i lodhur nga bisedimet që kanë të bëjnë me transferimin e Neymarit në klubin katalunas.

Drejtuesi i Barçës u pyet se sa nga 1 deri në 10 sa i lodhur ishte me fjalimet për transferimin e Neymar, përgjigjja e tij duket se ishte e sinqertë duke u përgjigjur “nëntë e gjysmë”, transmeton Indeksonline.

Neymar kishte punuar me Valverden para se të transferohej në Paris Saint-Germain për një tarifë me rekord botëror prej 222 milionë euro në vitin 2017, kurse tani Barcelona po insiston që ta kthej brazilianin përsëri në Spanjë./Indeksonline/.