17:10 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Trajneri i Besës: Kishim një lojë të mirë, por kundërshtari na dënoj

Skuadra e Drenicës ka fituar takimin ndaj Besës, duel ky në kuadër të xhiros së 29’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Me dy golat të shënuar nga Kreshnik Uka dhe një të pranuar nga Qorri, Drenica merr tre pikë të arta në Pejë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Besës së Pejës, Leotrim Krasniqi, ku tha se ata gjatë gjithë kohës u munduan dhe se bën një lojë të mirë sot.

“Kemi qenë në lojë non-stop, normalisht nga loja në lë jam i kënaqur me lojtarët, sot e patëm një lojë të mirë, normalisht kundërshtari na dënoj me një gol nga faulli. Unë pres se gjithmonë të jap maksimumin”, tha Krasniqi.