10:04 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Brighton: Andi ka cilësi dhe kualitet të lartë

Andi Zeqri dje ka finalizuar marrëveshjen me klubin e Premierligës, Brighton.


Andi ka firmosur kontratë katër vjeçare me klubin angleze me një çmim prej 4 milionë euro, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, pasi fimrosi me Brighton, për Zeqirin foli edhe tekniku Potter, ku tha se sulmuesi kosovar ka cilësi dhe kualitet të lartë.

“Andi është një lojtar të cilin e kemi në vëzhgim tani e disa kohë, i dimë kualitetet e tij dhe e dimë se çfarë do sjellë ai tek skuadra. Jemi të lumtur ta mirëpresim atë në klubin tonë, do jetë një cilësi e shtuar në sulm”, u shpreh trajneri Potter.

Kutjojmë se Zeqiri ka pranuar ftesën e Kombëtares së Zvicrës U21 e nuk u grumbullua me Kosovën A siç flitej nga babai i sulmuesit.