Trajneri i Empolit me fjaë të mëdha për Bajramin
Nedim Bajrami fiton elozhet e trajnerit të Empolit, Paolo Zanetti.
Në prag të ndeshjes me Romën, tekniku italian vlerësoi cilësitë e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare dhe nuk e përjashtoi mundësinë e aktivizimit të tij titullar krah kroatit Pjaca.
“Do të kisha dashur të kisha pasur në fillim Bajramin e sotëm. Ai ka aftësi të mëdha, tani e vlerësoj që po bën gjithçka për t’u rikthyer në futbollistin që është. Në Salerno ishte shumë i lëvizshëm, i rrezikshëm, skuadra e ngriti nivelin kur ai hyri më fushë. Stafeta do të jetë e domosdoshme me kalimin e kohës, por nuk është e sigurt që nuk mund të luajë bashkë me Pjacën. Dua që skuadra të ketë shumë konkurrencë në fazën sulmuese”.