17:48 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Feronikelit paralajmëron futbollistët që u përleshen: Do të keni pasoja

Feronikeli ka mposhtur Vushtrrinë su mysafir me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Bojku, por pati një moment jo të mirë te futbollistët e Niklit.

Kastriot Rexha dhe Rafael Da Silva patën një përplasje në mes vete në minutat e fundit të pjesës së parë.

Trajneri malazez, Dejan Vukicevic ka paralajmëruar lojtarët e tij se do të kenë pasoja për sjelljet në fushë.

Më besoni se nuk kam lëvizur kur shënuam golin. Përveç tre pikëve që na duhen, me asnjë gjë tjetër nuk jam i kënaqur. Tereni nuk ishte në gjendje të mirë, topi është i çuditshëm dhe me të nuk mund të luhet në futbollin profesionit. Rezultatet jo shumë të mira e kanë ngarkuar shumë ekipin tonë, por kjo asesi nuk i arsyeton sjelljet e futbollistëve. U kërkoj falje opinionit, publikut që ishin në stadium dhe gjithë ndjekëse të Feronikelit për sjelljet e futbollistëve tanë. Duhet të dimë ti kontrollojmë emocionet dhe kjo e bën dallimin mes lojtarëve profesionist dhe atyre amator. Përveç fitores e gjitha është për tu harruar”, deklaroi Vukiçeviq për SS Kosova.

Sinqerisht të them të drejtën jam në njohje të karakterit të futbollistëve. Është e rëndë që të merremi me këto gjëra, por unë nuk jam në mesin e atyre trajnerëve që i mbajnë të fshehura problemet dhe i fusin poshtë tepihut. Të gjithë ata që janë sjellë në mënyrë të tillë me fanellën e Feronikelit do ti bartin pasojat”, përfundoi Vukiçeviq. /IndeksOnline/