15:34 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Feronikelit tregon pse zgjodhi Feronikelin

Feronikeli ka prezantuar trajnerin e ri, malaziasin, Dejan Vukiçeviq.

51- vjeçari ka pranuar se nuk e njeh ligën e Kosovës dhe cilësinë e klubit që do të drejtojë, por e njeh mirë presidentin Naser Rama.

Ai në një konferencë shtypi, ka treguar arsyen që e ka shtyrë për të zgjedhur Feronikelin.

“Shpresojmë të kemi bashkëpunim të mirë. Me presidentin e Feronikelit më janë dashur vetëm 10 minuta kohë të vendosja për bashkëpunimin .

Për skuadrën kam pak informacione dhe nuk njoh lojtarët, por edhe Superligën e Kosovës, por kam informacione shumë për kryetarin e klubit.

Unë u befasova kur kryetari i Feronikelit, Naser Ramaj, më propozoi të diskutonim për bashkëpunim, sepse unë kisha disa plane të tjera, por në futboll asnjëherë nuk i dihet edhe pse kisha negociata për disa plan të tjera.

Mirëpo në futboll nuk mund ta mohoj, sepse pjesa financiare është e rëndësishme për ne, dhe secili prej nesh e shikon këtë gjë shumë”, ka thënë në konferencën e shtypi, Vukiçeviq.

Trajneri i ri aventurën e tij do ta fillojë kundër Drenicës javën e parë të sezonit të ri të Superligës. /IndeksOnline/