Trajneri i Galata-s me kritika për gjyqtarin: Prita të ishte më i miri!
Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, ka shpërthyer me kritika të forta ndaj arbitrimit pas ndeshjes së fundit të skuadrës së tij ndaj Liverpooli.
Në një deklaratë për CBS-in, Buruk nuk i kurseu fjalët për gjyqtarin e takimit, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij me vendimet e marra në fushë, shkruan Indeksonline
“Isha duke pritur një nga gjyqtarët më të mirë në botë për këtë ndeshje, por ata dërguan një nga më të dobëtit në botë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Galatasaray mbrëmë u mposht ndaj “The Reds”-it dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve./Indeksonline/
Okan Buruk: “Dünyanın en iyi hakemlerinden biri bekliyordum maçta ama dünyadaki en kötü hakemlerden birini gönderdiler.” (CBS)pic.twitter.com/WVLwXeDH5M
— Forza Cimbom (@forzacimbom) March 19, 2026

