23:39 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Trajneri i Japonisë i emocionuar pas kualifikimit në Kupën e Botës

Trajneri i Japonisë, Hajime Moriyasu, u shpreh shumë krenar për fitoren ndaj Spanjës (2-1), e cila garantoi vendin e parë në Grupin E dhe kualifikimin në fazën e 16-të.

“Jemi shumë të emocionuar. Lojtarët dhanë gjithçka deri në fund. Kemi luajtur shumë mirë. Ishte një lojë shumë e vështirë, e tensionuar dhe e vuajtur, por ne kishim vërtet besim”, tha fillimisht ai për mediat ndërkombëtare.

“Ne e dinim se mund ta bënim nëse do të besonim. Mbi të gjitha dua të dërgoj një mesazh për të gjithë tifozët, të cilët bënë ndryshimin këtu në stadium duke e mbështetur shumë ekipin tonë”, vazhdoi trajneri.

“Faleminderit për angazhimin dhe përpjekjen tuaj. Ne fitojmë së bashku”, përfundoi ai.

Japonia do të përballet të hënën me Kroacinë në ndeshjen e 1/16-tës së Kupës së Botës.