17:25 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Trajneri i Kroacisë: Nuk e dua Serbinë në grupe, do t’i mposhtim edhe gjermanët  

Shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës hedhet nesër më 1 dhjetor.

Trajneri i Kombëtares së Koracisë, Zlatko Dalic thotë se ekipi i tij do të përgatitet për cdo short që do të hedhet ditën e nesërme. Madje ai thotë se do ta mposhtin edhe kampionin e Botës, Gjermaninë.

“Qëllimi ynë është t’i kalojmë grupet. Për të arritur këtë, ne duhet t’i fitojmë dy ndeshje. Ne do të luftojmë me cdo kundërshtar. Kushdo që vjen, madje edhe kampionët botëror”, tha Dalic.

Kroati gjithashtu pëlqen që në këtë grup të mos e ketë Kombëtaren e Serbisë./IndeksOnline/