08:15 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Trajneri i La Ligas që po bën rekord zëvëndësime në pjesën e parë (Foto)

Trajneri i Las Palmas, Paco Jemez po shquhet për një mënyrë më të rrallë të punës së tij. Jemez është trajneri që ka bërë më së shumti zëvëndësime taktike në pjesën e parë.

Një të tillë e ka bërë edhe në ndeshjen që Las Palmas e zhvilloi ndaj Bilbaos.

Jemez vendosi që vetëm pas 33 minutash lojë ta nxjerrë nga fusha Toledon duke e inkuadruar Tanan. Fytyra e lojtarit të larguar sigurisht që ishte pa disponim.

“Ishte ndryshim taktik. Kam kërkuar diçka tjetër në strategji, nuk kam bërë asgjë të gabuar” ka thënë Jemez për këtë zëvëndësim.

Ky ishte zëvëndësimi i 12-të si trajner në La Liga që e ka bërë Jemez si pjesë e strategjisë së tij./Indeksonline/