08:36 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Lazios flet për Muriqin pas ndeshjes me Dortmund, ka fjalë të mira

Simone Inzaghi e ka quajtur Lazion të shkëlqyeshme për paraqitjen e djeshme ndaj Dortmund.

Trajneri italian ka thënë se i ka pëlqyer gjithçka çfarë kanë eplikuar lojtarët e tij për ndeshjen e parë në Champions League. Inzaghi e ka përmendur edhe Vedat Muriqin për debutimin e tij.

“Morëm mësim të mirë nga humbja ndaj Genoas. Reagimi ishte fantastik dhe skuadra ime ishe e shkëlqyer. Correa dhe Immobile kanë bërë një punë të pabesueshme. Kur në lojë u fut Muriqi dhe Caicedo, dëshmuan se janë të dobishëm edhe nga banka rezervë. Pres ta kam shpejt skuadrën e kompletuar edhe me lojtarët që sot janë të lënduar, dhe më pas do të luftojmë në tri fronte” ka thënë Inzaghi./Indeksonline/