23:47 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Leipzig: Nuk kam shumë kohë për të festuar, por do e pi një birrë në hotel

Skuadra e Leipzingut ka arritur që ta fitojë takimin ndaj Atleticos i vlefshëm për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Me rezultatin 2:1, Lepzingu për herë të parë në histori të klubit, arriti të kualifikohet në një gjysmëfinale evropiane, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe tekiku i klubit gjerman, Nagelsmann, ku tha se skuadra e tij e bën më të mirën sonte ndaj një super-Atletico.

“Ishte një lojë e mirë. Atletico u mbrojt si në të gjitha ndeshjet – shumë mirë. Në fund ne ishim më të mirë dhe shënuam. Ne nuk krijuam shumë shanse, por ato nuk e dhanë maksimumin.

“Emocione të shkëlqyera për klubin tonë. Si menaxher ju duhet të shikoni përpara. Ne duhet të përgatitemi për ndeshjen tjetër. Nuk ka shumë kohë për të festuar por ndoshta do të kemi një birrë në hotel, atëherë përqendrohemi për takimin ndaj, PSG-së”, tha ai.