16:13 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Llapit komenton fitoren, kërkon të fitojë edhe Prishtina

Llapi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 0-1 në ndeshjen e Superligës e cila u zhvillua në qytetin e Gjilanit.

Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Xhengiz Rexhepi ka thënë se ishte një fitore e merituar, shkruan Indeksonline.

Pas një ndeshje të rëndë, ku harxhuam shumë energji me Prishtinën, patëm tjetër ndeshje të vështirë. E kam analizuar mirë Gjilanin, edhe pse ka ekip cilësor, ne sot e merituam fitoren. Patëm edhe raste tjera. Kishim një lodhësi në ekip, por e rëndësishme ishte të luajmë me disiplinë taktike dhe ta fitojmë ndeshjen në momentin e duhur. Në anën taktike kemi qenë shumë mirë”, deklaroi Rexhepi për SuperSport.

Ai komentoi edhe derbin, Prishtina – Feronikeli, që zhvillohet sot prej orës 17:00.

Ju kam thënë futbollistëve se nuk duhet të varemi nga rezultatet tjera, por nga vetë ne. Në ndeshjen e sotme rezultat pozitiv për ne është barazimi ose fitorja e Prishtinës, pasi do të na afronte më shumë me vendin e parë. Sidoqoftë, deri në fund të kampionatit ka edhe shumë ndeshje, janë edhe 12 dhe lufta do të vazhdojë”, shtoi trajneri nga Maqedonia. /IndeksOnline/