08:47 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Malit të Zi: Kosova është ankthi im

Ljubisha Tumbakoviq, trajneri i Malit të Zi, ka folur për herë të parë publikisht rreth ndeshjes me Kosovën.

66 vjeçari që është me nacionalitet serb, ka thënë se Kosova është ankthi i tij, transmeton Indeksonline.

“Ndeshja me Kosovën do të jetë makth. Nuk e di se si do të përfundoj ajo. Asnjë nga 5 anëtarët e delegacionit tonë nuk jemi ndjerë mirë kur ishim atje. Me të vertetë kam ankth, ndoshta edhe njerëzit që punojnë më mua” deklaroi Tumbakoviq për Sport Klub .

Ndeshja Mali i Zi – Kosovë do të zhvillohet me 7 qershor nga ora 20:45 në Podgoricë.

Uefa e ka dënuar shtetin fqinj që të luaj pa shikues për shkak të fyerjeve raciste ndaj futbollistëve anglez. /Indeksonline/