16:53 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Man Utd thotë së është i zhgënjyer me Januzaj

Trajneri i të rinjëve në United, Nicky Butt ka treguar se për të Adnan Januzaj ka qenë zhgënjimi më i madh.

“Për mua, zhgënjimi më i madh në këtë klub ishte Adnan Januzaj”, ka thënë fillimisht Butt për ESPN.

“Unë mendoj se nuk kam parë një lojtar, që nga Ryan Giggs, i cili ishte aq i mirë sa ai. Ishte i pabesueshëm”, transmeton IndeksOnline.

“Në sytë e mi ai duhet të kishte vazhduar të ishte një superyll i botës”.

“Ai ende po luan futboll profesional në Real Sociedad në Spanjë dhe ai do të ketë një karrierë të mirë”.

“Jam i sigurt që ai është një milioner dhe ai nuk do të shkojë në shtrat duke u shqetësuar për faturat që ka për të paguar, por ai duhet të ketë qenë një superyll” tha Butt.

Januzaj kishte luajtur për katër vite te United gjatë viteve 2013-2017 kurse tani 24 vjeçari është duke luajtur për klubin spanjoll Real Sociedad.

/Indeksonline/.

Januzaj scored a winner against Villa and was sent out on loan to Dortmund the next week. Image: PA Images