75 Mall Live Search
10:40 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Maqedonisë “studion” Muriqin, prezent në ndeshjen e Fenerbahçes

Në javën e 19-të të Superligës , Fenerbahçe priti Başakşehir në shtëpi .

Skuadra e verdhë blu e errët përfundoi ndeshjen me një fitore 2-0, ndërsa Vedat Muriqi shënoi golin e 2-të të ekipit të tij dhe luajti një rol të rëndësishëm në fitore.

Nga ana tjetër, trajneri maqedonas Igor Angelovski ishte në mesin e atyre që ndoqën ndeshjen, ndërsa nuk harroi të merrte edhe shënime ndërsa shikonte Muriqin, shkruajnë mediat turke.

Kosova dhe Maqedonia do të përballen në gjysmëfinalen e Nations League në mars./Indeksonline/