16:32 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / Gj. Sh

Trajneri i Muras flet për ndalimin e hyrjes së Dakut në Moldavi

Futbollisti kosovar, Mirlind Daku nuk ka udhëtuar me ekipin e tij, Mura në Moldavi.

Skuadra sllovene përballet me ekipin nga Moldavia, FCSG në kuadër të kualifikimeve për Conference League.

Por, Mura duhet t’ia dalë pa sulmuesin kosovar, Mirlind Dakun.

Kjo pasi që Moldavia nuk e ka lejuar të hyjë në shtetin e saj. Moldavët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka pajisur atë me vizë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe trajneri i Muras, Damir Contala.

Ai theksoi se tashmë e dinin këtë gjë, por që kjo do ta motivojë atë edhe më shumë për ndeshjen e kthimit.

Mungesa e tij sigurisht që do të ndihet. Ne e dinim që ai nuk do të ishte me ne që në momentin që u hodh shorti, nuk shqetësohemi më për këtë. Por jam i sigurt se do ta bëjë atë edhe më të motivuar në ndeshjen e kthimit” , u përgjigj trajneri Damir Contala.