23:45 / E Martë, 27 Prill 2021 / C E

Trajneri i njohur shpall kandidaturën për kryetar të FFK-së

Trajneri kosovar, Bekim Shotani ka vendosur të kandidoj për kryetar të FFK-së.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale.

“Unë Bekim Shotani trajner i futbollit do të kandidoj për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka shkruar Shotani.

Zgjedhjet e rregullta për kryetar të FFK-së do të mbahen vitin e ardhshëm.

Megjithatë, disa klube janë të pakënaqura me drejtuesit aktual dhe po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme. /IndeksOnline/