17:55 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Trajneri i Novak Djokoviç me akuza: Veç pse është nga Ballkani trajtohet më keq se yjet tjerë të tenisit

Për shkak se është nga Ballkani, Novak Djokoviç trajtohet më keq se yjet tjerë të tenisit, thotë trajneri i tij, Goran Ivaniseviç.

Sjelljet e tij gjatë ndeshjeve, goditja me top tenisi që ia bëri gjyqtares së linjës, rasti i Australian Open, e shumë gjëra të tjera e kanë ‘goditur’ tenistin Novak, transmeton IndeksOnline.

Media dhe shumë reagime tjera nga njerëz të mëdhenjë, kishte për tenistin serb, e kjo është e padrejtë sipas trajnerit, Goran Ivaniseviç [49-vjeçari].

“Njerëzit nga Ballkani shikohen ndryshe. Pse trajtohet kështu? Ndoshta është pak për shkak të origjinës së tij. Njerëzit nga Ballkani gjithmonë shikohen ndryshe”, ka thënë kroati Goran.

Kur Djokoviç u skualifikua nga US Open për shkak se goditi gjyqtaren e linjës pati shumë reagime. Madje edhe nga kolegët e tij.

“Në karrierën time kam parë tenistë që bëjnë gjëra të tillë, por askush nuk u trajtua si Novaki”, vazhdoi tutje trajneri

/IndeksOnline/