15:06 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / A. A

Trajneri i Prishtinës: Duhet të hiqemi nga loja e bukur dhe të kërkojmë rezultate

Zekirija Ramadani është shprehur i pakënaqur me barazimin 0-0 kundër Feronikelit.

Menaxheri i Prishtinës, theksoi se futbollistët e tij dhanë maksimumin.

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Kemi lënë shumë pikë gjatë rrugës. Duhet të hiqemi nga loja e bukur dhe të arrijmë objektivin. Patëm mundësinë në duartë tona, por penalltinë e humbëm. Ishte edhe merita e Feronikelit që nuk shënuam. I uroj futbollistët për maksimumin, sot ky ishte maksimumi që mund të jepnin” deklaroi Ramadani.

Prishtina me këtë rezultat mbetet 10 pikë larg liderit Ballkani që ka një ndeshje me pak të zhvilluar.