12:39 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / C E

Trajneri i Romës, do t’ia besojë Kumbullës Ibrahimoviqin

Në fundjavë do të ketë përsëri një derbi në Serien A.

Milani, do të takohet me Romën në ndeshjen e xhiros së pestë të Kampionatit italian, shkruan Indeksonline.

Trajneri romak, Paulo Fonseca, ka folur para kësaj sfide ku në plan të parë ka qenë markimi i Zllatan Ibrahimoviqit.

Ai ka thënë se në mugesë të Smaillingut, veterani suedez, do të ketë punë mbrojtësit e tjerë, Marash Kumbulla ndër ta.

Unë nuk e di nëse Smallingu, do të jetë gati, por ne kemi mbrojtës të tjerë̈ shumë të fortë. Kumbulla, Ibanezi dhe Mancini kanë gjithë besimin tim”, ka thënë trajneri.

Kumbulla ka kaluar te Roma gjatë verës pas një sezoni te shkëlqyer te Verona në krah të Amir Rrahmanit. /IndeksOnline/