17:00 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Trajneri i skuadrës shqiptare dënohet për ngacmim seksual

Si të mos mjaftonte ecuria jo fort pozitive në kampionatin maqedonas, skuadra e Shkupit së fundmi ka mbetur edhe pa trajner. Turku Umit Karan, i cili drejtonte bardheblutë është dënuar nga gjykata me 20 muaj burg për shkak të ngacmimeve seksuale.

42-vjeçari, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar me Gallatasarain dhe kombëtaren e Turqisë, i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij, duke i quajtur të pavërteta.

Në një prononcim të dhënë për mediat turke, në dalje të Gjykatë, Karan pretendon se po dënohet për shkak të bindjes së tij politike.“Unë i kam shërbyer vendit tim. Askujt si kam bërë keq. Jam kemalist, po më dënojnë vetëm për këtë gjë. Nuk kam bërë asnjë ngacmim seksual”, u shpreh ai.