17:44 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Sllovenisë publikon listën e futbollistëve të ftuar: “Dua ta mposhti Kosovën”

Kombëtarja e Kosovës në tetor do të luaj kundër Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombëve.

Trajneri slloven, Matjaz Kek ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar dhe në konferencë për media, ka folur për tri ndeshjet që i ka gjatë muajit tetor, transmeton Indeksonline.

“Kemi tri ndeshje për pak ditë. Prandaj lista e lojtarëve mund të ndryshoj. Ne do të udhëtojmë në Prishtinë e pastaj menjëherë në Moldavi. Çfarë pres nga këto ndeshje? Është e qartë, unë dua të fitoj nga San Marino, Kosova e deri te Moldavia”, u shprehë ai.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të zhvillohet me 11 tetor në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/

Image