20:58 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Tiranës: Kemi shanset e njëjta si Zvezda, e patë Lyonin dhe PSG-në në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka folur para ndeshjes historike kundër ekipit serb, Crvena Zvezda.

“Shpresoj të marrim rezultatin e duhur ndaj Crvena Zvezdës. Kur e kam thënë që do të synojmë grupet, nuk i kam menduar çfarë skuadre kemi përballë. Do të tentojmë me të gjitha mundësitë. Do të futemi në fushë dhe do të japim maksimumet. Do të marrim rezultatet që na takojnë.  Ndeshja varet nga ne, në qoftë se futemi në fushë dhe japim maksimumin”, u shprehë ai.

Tutje, shtoi se skuadra e tij ka mundësitë e barabarta me ekipin serb për kualifikim.

“Tirana ka të njëjtat shanse si Crvena Zvezda. Nuk e di i keni parë ndeshjet e Champions-it, ekipe si Lioni dhe PSG. Po të ishim në kushte normale PSG nuk do të ishte në finale. Ne do të shpresojmë deri në fund, çdo gjë mund të ndodhë.”

“Duhet të japim më shumë se ndeshja ndaj Dinamos. Duhet të marrim maksimumin e mundshëm. Kam besim që çunat do japin maksimumin në fushë”, tha Egbo.

Në pyetjen për pikat e forta dhe të dobëta të Zvezdës, Egbo pati një përgjigje interesante.

“I dimë të gjitha. Është ekip i fortë që di të sulmojë. Janë ekip agresiv. Nesër do ta shikojmë si do ta përballojmë”, tha tekniku i Tiranës./Indeksonline/