15:13 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Trajneri i Trepçës’89 akuzon gjyqtarët për humbjen ndaj Prishtinës

Ka përfunduar takimi ndërmjet Trepçës’89 dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të xhiros së 23’të takimit në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 30’të me golin e shënuar nga Lumbardh Dellova, por pjesa e dytë solli ndryshime, pasi rezultatin në 1:1 e barazoi, Arbnor Muja në minutat e fundit të këtij takimi, shkruan IndeksOnline

Por, ku po mendohej se kjo ndjeshje do të mbyllej e barabartë në skenë për kryeqytetasit doli, Labinot Abazi që shënoi për 1:2 në minutat shtesë.

Pas këtij takim foli edhe tekniku i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi, i cili tha se skuadra e tij u dëmtua nga gjyqtari.

“Ne u dënuam nga gjyqtari dhe jo nga Prishtina, ne pjesën e parë nuk ka pasur të bëjë me simulim ku edhe na u dha karton i verdhë.

“Sa i përket ndeshjes, dua t’i përgëzoj lojtarët për angazhimin”, tha Idrizi.